Taravari, raport trevjeçar si kryetar i Gostivarit

02.11.2020 18:52

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari..

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, edhe përskaj pandemisë, vitin e tretë të mandatit të tij për të udhëhequr me komunën e ka cilësuar si të suksesshëm.

Përmes një dokumentari të përgatitur me rastin e tre vjetorit të mandatit, u tha se për këto vite janë investuar mbi 6 milion euro, prej të cilave 500 mijë euro nëpër shkolla. Ka pasur mbi 50 kilometra kanalizim, 30 ujësjellës dhe 20 kilometra rrugë të asfaltuara. 

Në press-konferencë për media Taravari bëri të ditur se për tre vite ka realizuar 70 për qind të programit së tij të premtuar në zgjedhjet lokale të 2017-tës. Pos programit, Taravari tha se ka pasur edhe investime të tjera të cilat kanë dale si nevojë urgjente dhe kërkesë e banorëve.

“Ai u përgjigj edhe akuzave të BDI-së së Gostivarit edhe për cilësinë e ujit, ajrit dhe deponinë “Rusino”. Për këtë të fundit tha se i janë marrë kompetencat, ndërsa për ujin deklaron se është i pijshëm dhe punohet vazhdimisht për të përmirësuar rrjetin e ujësjellësit të qytetit. Sa i takon ajrit, Taravari tha se për tre vite janë vendosur pesë senzorë për matjen e të njejtit, dhe se ka pasur subvencionime për biçikleta dhe për inventer.”,- tha kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.

Në fund të press-konferencës Taravari tha se akuzave të opozitës do t’u përgjigjet me punë dhe se zgjedhjet lokale të viti 2021, sipas tij, do të fitohen nga partia e tij ASH, sepse, tha ai, qytetarët dine të vlerësojnë kush ka punuar më shumë për Gostivarin. (Lulzim Haziri, TVM2)