Qyteti i Shkupit, ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Izmir
Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e 9 të jashtëzakonshme...

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e 9 të jashtëzakonshme solli vendim për dhënien e ndihmës për të prekurit nga tërmeti katastrofik në Izmir të Turqisë.
Me këtë vendim, Qyteti i Shkupit ndan ndihmë në vlerë prej 3 milionë denarësh, si reflektim i solidaritetit për të prekurit nga tërmeti.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Shilegov në seancë theksoi se Shkupi e din se çka do të thotë solidaritet gjatë katastrofave natyrore dhe prandaj nevoja që t’i ndihmojë miqtë në raste të tilla është e nevojshme dhe e pashmangshme.
Ndryshe Autoritetet turke bëjnë të ditur se deri më tani nga rrënojat janë nxjerrë 91 persona të pajetë si pasojë e tërmetit.
Numri i atyre që vijojnë të trajtohen në spitale është 155 persona, derisa operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë në 8 ndërtesa të shembura në përpjekje për të shpëtuar personat të cilët ndodhen nën rrënoja.
