Kovid-19, rritet numri i të infektuarve në rajon dhe botë
Numri i të infektuarve nga virusi korona në rajon dhe botë...

Numri i të infektuarve nga virusi korona në rajon dhe botë ka vazhduar të rritet. Në Kosovë janë regjistruar gjithsej 486 raste të reja me Kovid-19 nga 1,374 testime. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe nëntë viktima.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 30 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 4,317.
Autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 20,655 të prekur nga Kovid-19, prej tyre 697 pacientë kanë vdekur. Në Shqipëri ,janë regjistruar 321 raste të reja, 9 pacientë kanë humbur jetën dhe janë shëruar 121 pacientë.
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 802 raste të reja me COVID-19, ndërsa 7 persona kanë humbur jetën.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani gjithsej janë regjistruar 49.205 raste pozitive, ndërsa numri i të vdekurve arrin në 833 persona. Edhe Italia po përballet me rritje të numrit të personave të prekur nga virusi korona prandaj Kryeministri italian Giuseppe Conte ka njoftuar për masat e reja që do të hyjnë në fuqi që kjo nga e mërkurë.
Duke filluar që nga e mërkura do të mbyllen të gjitha ekspozitat dhe muzetë ndërsa do të mbyllen vetëm gjatë fundjavave qendrat tregtare.
Gjithashtu në mbrëmje do të ketë mbyllje të qarkullimit të makinave dhe transporti publik do të funksionojë me 50% të kapacitetit. Me rritje të numrit të personave të infektuar po përballen edhe shtetet tjera evropiane përfshi Francën dhe Gjermaninë, të cilat po ashtu kanë marr masa restriktive.
Ndërkohë Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka njoftuar se do të vetë karantinohet pasi ka pasur kontakte me dikë që ka dalë pozitiv me virusin korona. Deri në mesditën e sotme është njoftuar për rreth 46.1 milion raste të konfirmuara me Kovid-19 në të gjithë botën dhe 1.1 milion vdekje.
