Kabul, 20 të vrarë nga një sulm në universitet
20 persona janë vrarë dhe 22 janë të plagosur....

20 persona janë vrarë dhe 22 janë të plagosur nga të shtënat 6-orëshe mes tre sulmuesve të armatosur dhe forcave të sigurisë së Afganistanit në Universitetin e Kabulit.
Mediat e Afganistanit njoftuan për së paku 10 studentë të vrarë.
“Qindra student, profesorë dhe personel administrativ të Universitetit kanë ikur përmes mureve të kompleksit, derisa qindra tjerë ishin shpëtuar nga forcat e sigurisë” – thonë zyrtarët dhe dëshmitarët okularë. Liderët talebanë kanë mohuar se luftëtarët e tyre qëndrojnë pas sulmit.
Ky është sulmi i dytë ndaj një institucioni arsimor në Kabul brenda 10 ditëve, kurse muajin e kaluar, 24 persona, kryesisht studentë, ishin vrarë në një sulm ndaj një qendre arsimore në Kabul.
