“Covid19”, 21 të vdekur dhe 565 të infektuar

02.11.2020 20:49

21 të vdekur dhe 565 të infektuar është bilanci i 24 orëve....

21 të vdekur dhe 565 të infektuar është bilanci i 24 orëve të fundit sa i përket virusit korona.  Numri më i madh i të infektuarve janë në Skkup, ku janë regjistruar 230 të infektuar.

Sa u përket personave që kanë humbur jetën, më së shumti janë regjistruar në Shkup, 6 të vdekur, edhe atë të moshës 45, 52, 63, 67, 68 dhe 84 vjeç.

5 nga Tetova, edhe atë dy të moshës 69 vjeç, një 73, 75 dhe 83 vjeç, dy nga Velesi 83 dhe 89 vjeç, dy nga Bogdanci 75 dhe 85 vjeç, një nga Kumanova 74 vjeç, një nga Manastiri 79 vjeç, një i vdekur nga Radovishi 71 vieç,  një nga Prilepi 61 vjeç, një nga Ohri 51 vjeç dhe një nga Shtipi 63 vjeç.

Numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë arrinë në 1025 persona, derisa raste aktive me “Covid 19” janë  10728 persona. 

Në klinikën infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 7 pacientë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 161 pacientë.

Në Kozle janë hospitalizuar 10 fëmijë pozitiv me “Covid 19” dhe 19 pacientë të rritur. Në spitalin “8 Shtatori” janë pranuar edhe 10 pacientë, ndërsa gjithsej janë hospitalizaur 79 pacientë.

Në Manastir në trajtim spitalor janë 61 pacientë, në Shtip 51, derisa në Spitalin e Tetovës, Ohrit, Velesit, Kumanovës, Prilepit, Gostivarit, Strumicës, Strugës, Koçanit, Gjevgjelisë, Dibrës, Kërçovës dhe Kavadarit, në trajtim spitalor janë 351 pacientë me “Covid 19”.