Maqedoni
DAP dhe policia aksion kontrolli në Gostivar
09.11.2014 17:37
Kontrollet e inspektorëve të Drejtorisë për të Ardhura Publike, dhe Inspektoratit shtetëror të tregut të shoqëruar nga policia...

Kontrollet e inspektorëve të Drejtorisë për të Ardhura Publike, dhe Inspektoratit shtetëror të tregut të shoqëruar nga policia, mbrëm kanë realizuar një aksion kontrolli në lokalet afariste në Gostivar.
Me këtë rast janë mbyllur disa dyqane, kryesisht të shërbimeve hoteliere, por edhe bastore dhe kiosqe.
Aksione të ngjashme dit më pare u realizuan edhe në Tetovë, si dhe në Çair, Kondovë dhe Saraj të Shkupit, ku poashtu u mbyllën disa lokale për shkak të mosposedimit të arkave fiskale dhe punës jolegale.
Aksioni I filluar nga ora 20 ka zgjatur për rreth dy orë, ndërsa në aksionet e këtilla bie në sy numri i madh i policëve që ka shkaktuar reagimin e qytetarëve dhe afaristëve.
