Botë
Sulmi “terrorist” në Vjenë, tre të vdekur dhe 15 të plagosur
03.11.2020 09:16
Disa persona të armatosur kanë hapur zjarr në gjashtë lokacione të ndryshme...

Disa persona të armatosur kanë hapur zjarr në gjashtë lokacione të ndryshme në qendër të Vjenës mbrëmë, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 15 të tjerë, thotë policia.
Kancelari austriak Sebastian Kurz e quajti atë një “sulm të neveritshëm terrorist” dhe tha se një nga personat e armatosur, u vra.
Policia po kërkonte të paktën një sulmues që ishte ende i lirë, tha ministri i brendshëm.
Të shtënat ndodhën afër sinagogës qendrore të Vjenës, por nuk është ende e qartë nëse ajo ishte shënjestra.
Shefi i policisë së qytetit tha se dy burra dhe një grua u vranë. Të paktën një duzinë njerëz të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët.
Sulmi ndodhi vetëm disa orë para se Austria të vendoste kufizime të reja kombëtare në përpjekje për të ndaluar rastet në rritje të virusit korona.
Shumë njerëz ishin duke shijuar kohën në bare dhe restorante të cilat prej sot do të jenë të mbyllur deri në fund të Nëntorit.
