Maqedoni
Zaev dënon sulmin terrorist në Vienë
03.11.2020 10:32
Kryeministri Zoran Zaev ka dënuar sulmin terrorist në Vienë...

Kryeministri Zoran Zaev ka dënuar sulmin terrorist në Vienë dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.
“Lajme shokante vijnë nga Viena, në kohë kur duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndërtojmë solidaritet. Unë fuqishëm dënoj sulmet terroristike dhe çdo vepër dhune. Mendimet e mia janë me familjet dhe miqtë e viktimave, popullin në Vienë dhe mikun tim Sebastian Kurc”, shkroi Zaev në Twitter.
