Maqedoni

Trupat e RMV-së nisën angazhimin në kuadër të KFOR-it në Kosovë

03.11.2020 10:58

Misionit të KFOR–it, udhëhequr nga NATO në Kosovë...

Misionit të KFOR–it, udhëhequr nga NATO në Kosovë, të hënën i është bashkuar edhe kontingjenti i 27-të nga Maqedonia e Veriut.
 
Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se 44 trupa nga kazerma “Kuzman Josifovski – Pitu” në Tetovë, të udhëhequr nga kapiteni Hristijan Dimchevski, do të shërbejnë me qendër në Pejë.
 
“Detyrat e tyre do të përfshijnë patrullimin, sigurimin e Manastirit të Deçanit dhe ruajtjen e kampit ‘Villaggio Italia’ së bashku me kolegët e tyre italianë dhe moldavë. Elementë tjerë të kontigjentit do të punojnë si oficerë të shtabit në Shtabin qendror të KFOR-it në Prishtinë”, është thënë në komunikatë.
 
Në vitin 2021, numri i pjesëtarëve të forcave nga RMV pritet të rritet në mbi 60.
 
Trupat paqeruajtëse të KFOR-it janë prezente në Kosovë nga viti 1999.