Botë

Covid-19, mbi 34 milionë të shëruar në mbarë botën

03.11.2020 11:11

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar 34 milionë....

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar 34 milionë.
 
Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.
 
Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (7.603.121), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (6.171.402), Brazili (4.980.942), dhe Rusia (1.236.033).
 
Teksa ka kaluar 12 milionë numri i të sëmurëve që vazhdojnë trajtimin, bëhet e ditur se në mbarë botën ka arritur në 12.079.416 numri i të infektuarve aktivë.
 
Simptomat e sëmundjes janë të lehta tek 11.992.778 të atyre që marrin trajtim dhe vazhdon rreziku për jetën tek 86.638 prej të sëmurëve.
 
Shtimi i numrit të sëmurëve nën trajtim rrit barrën mbi sistemet shëndetësore të vendeve.
 
SHBA-ja është renditur vendi me numrin më të madh të rasteve aktive ku ndodhen nën trajtim 3.159.144 persona.
 
SHBA-ja ndiqet nga Franca me 1.309.894, India me 541.363, Brazili me 412.992, Belgjika me 409.498, Italia me 396.512 dhe Rusia me 390.532.
 
Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 47.3 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 211 mijë të vdekur.