Botë

Greqia shtrëngon masat anti-COVID, Selaniku dhe Serres futen në izolim

03.11.2020 11:32

Greqia ka filluar një izolim të pjesshëm...

Greqia ka filluar një izolim të pjesshëm. Qyteti i dytë më i madh i Greqisë, Selaniku dhe provinca veriore e Serres, ndodhen në izolim, pas rritje së rasteve të reja me COVID. 
 
Në Selanik u regjistruan 1288 raste në 40 orët e fundit ,ndërsa vetëm të dielën u shtruan në spitale mbi 85 persona me COVID çka ka sjellë një presion të jashtëzakonshëm në sistemin e shëndetësisë.
Nga 350 mjekë dhe infermierë të prekura me covid në gjithë Greqinë mbi 100 ndodhen në Selanik, ndërsa në gjithë spitalet greke janë ndërprerë ose shtyrë mbi 80% të operacioneve kirurgjikale .
Për këtë arsye ministri i Shëndetësisë ka deklaruar një plan urgjent për shtimin e 43 dhomave të reja të terapisë intensive në të gjitha spitalet e këtij qyteti. Gjithashtu do të krijohet orët e ardhshme një sistem transporti ajror për këta pacientë në qytetet e tjera ku do të ketë dhoma të lira.
 
Banorët do t’iu duhet të dalin nga banesat e tyre vetëm në raste specifike dhe urgjente. Para se të dalin nga shtëpia, ata duhet t’iu dërgojnë paraprakisht një mesazh autoriteteve për t’i njoftuar.
Të gjitha dyqanet do të mbyllen. Përjashtim bëjnë ushqimoret, supermarketet dhe farmacitë. Sa iu përket shkollave, ato do të qëndrojnë të hapura.
 
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi gjatë fundjavës një shtetrrethim mbarëkombëtar, ndërsa mbajtjen e maskës mbrojtëse e bëri të detyrueshme. Baret, restorantet, palestrat, muzetë, teatrot dhe kinematë do të mbyllen.