Botë
Merkel: Ëndrrat mund të bëhen realitet
09.11.2014 17:41
Gjermania sot me një varg ceremonishë ka përkujtuar 25 vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit...

Kancelarja gjermane Angela Merkel mori pjesë në festimet në ambiente të hapura, që u zhvilluan në Portën e Brandenburgut, të cilat kanë vijuar përgjatë gjithë ditës.
Rënia murit të Berlinit përbën një dëshmi, e cila na tregon se dëshira për liri nuk mund të shtypet përgjithmonë ka qenë ky mesazhi të cilin e ka përcjellur kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Rënia e Murit na ka treguar se ëndrrat mund të bëhen realitet. Asgjë nuk mund të qëndrojë siç është, pa marrë parasysh se sa të mëdha janë pengesat”, shprehet kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
Balona të bardha, të vendosura përgjatë gjithë shtrirjes së ish-murit, do janë lëshuar më pas duke simbolizuar zhdukjen e murit, i cili u ndërtua në vitin 1961 për të ndalur kalimin e popullit nga Gjermania Lindore komuniste drejt Gjermanisë Perëndimore. Rrëzimi i tij në vitin 1989 u bë edhe një simbol i fuqishëm i fundit të Luftës së Ftohtë.
Kancelares Merkel i janë bashkuar gjatë festimeve edhe ish-lideri i unionit tregtar polak, Lech Walesa, si dhe Mikhail Gorbachev. Muri i Berlinit kishte një shtrirje prej 155 km në total, një pjesë e mirë e së cilës kalonte përmes Berlinit, ndërkohë që sot vetëm 3 km prej tij qëndrojnë ende.
Me shembjen e tij, Gjermania, e cila ishte ndarë në 4 zona ushtarake pas humbjes në Luftën e Dytë Botërore, u ribashkua. Më shumë se 1 milion vizitorë kanë zbritur në Berlin për festimet e kësaj fundjave.
NAIM RAMADANI
