Botë

Sulmi në Universitetin e Kabulit, ISIS merr përgjegjësinë për vrasjen e 22 personave

03.11.2020 11:45

Grupi ekstremist, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Universitetin e Kabulit...

Grupi ekstremist, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Universitetin e Kabulit, që ka rezultuar me të paktën 22 persona të vdekur dhe mbi 20 të plagosur.
 
Sulmi është thënë të ketë nisur para arritjes së zyrtarëve qeveritarë për një panair të librit afgano-iranian. Megjithatë, grupi militant, Shteti Islamik ka postuar një mesazh, duke thënë se dy prej luftëtarëve të tij kanë shënjestruar “ceremoninë e diplomimit të gjyqtarëve dhe hetuesve që punojnë për qeverinë afgane që mohon fenë”. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian ka thënë se tre sulmues kanë hyrë në universitet më 2 nëntor, para se të përballeshin me forcat e sigurisë për orë të tëra. Të tre sulmuesit janë vrarë në betejë. Pas sulmit ka pasur edhe shpërthime në zonën e sulmit. Një tjetër sulm në fund të muajit të kaluar në një qendër edukimi në Kabul, ka lënë të vdekur 24 persona, kryesisht studentë.