Botë

Kufizime të reja anti covid në Austri

03.11.2020 12:12

Teksa bota po përballet me valën e dytë të pandemisë...

Teksa  bota po përballet me valën e dytë të pandemisë, disa shtete evropiane kanë rikthyer masat shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit këtë të martë.
 
Pasi sulmit terrorist që goditi Vienën të hënën, në Austri u vendosën kufizime të reja. Shkollat dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura. Në Vjenë, për shkak të sulmit, fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpi. Njerëzit nuk lejohen të dalin nga ora 8 e darkës deri në orën 6 të mëngjesit, ndërsa takimet do të jenë të kufizuara.