Botë
Tërmeti në Izmir, shkon në 102 numri i viktimave, gjallë 4 vjeçarja
03.11.2020 12:39
Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm 7.0 ballësh...

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm 7.0 ballësh që goditi Izmirin në Turqi, u rrit në 102 të martën, thanë autoritetet.
Punëtorët e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë në pesë ndërtesa. Shpresat nuk janë shuar pasi sot në mëngjes nga rrënojat u nxor edhe një vajzë 4 vjecare. Ayda Gezgin u gjet gjallë 91 orë pas tërmetit që la të lënduar 994 persona, rreth 147 prej të cilëve janë duke u trajtuar në spitale. Punëtorët e shpëtimit dëgjuan szhurmë poshtë rënojave e më pas zërin e një fëmije që thoshte, unë jam Ayla, jam mirë. Vogëlushja ka kërkuar ujë dhe ajran pasi ndjehej e etur. Vajza u gjet në atë që ka qenë kushina e familjes, e fshehur në zgavrën e furrës.
Rreth 65 orë pas tërmetit, dje nga rrënojat u nxor edhe vogëlushja 3-vjeçare Elif Perinçek, e cila aktualisht është nën kujdes intensiv. Edhe nëna e Elifit, Seher Dereli Perinçek, kishte mbetur për nën rrënoja, prej nga u nxorr një ditë pas tërmetit bashkë me 3 fëmijët e saj. Njëri nga fëmijët, djali Umut Perinçek humbi jetën.
Turqia ka raportuar mbi 1,464 tronditje pas tërmetit, duke përfshirë 44 që ishin me madhësi mbi katër shkallë. Tërmeti është më vdekjeprurësi në Turqi këtë vit, pasi një tjetër goditi provincat lindore të Elazig dhe Malatya në janar, duke vrarë mbi 40 njerëz.
