Maqedoni
Zaev për magazinën “CorD”: Synojmë europianizimin e Maqedonisë së Veriut
03.11.2020 13:06
Kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për magazinën “CorD”...

Kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për magazinën “CorD”, thotë se ekzekutivi që drejton synon transformimmin e tërësishëm dhe evropianizimin e vendit.
“Qëllimi ynë është ta aktivizojmë linjën e shpejtë të negociatave me kapituj me plotësim të tërësishëm dhe të pakushtëzuar të agjendës sonë të BE-së. Optimizmi për periudhë stabile politike vjen pas realizimit në mandatin paraprak, në të cilin treguam se mund të sigurojmë paga më të larta, që të arrihet historikisht papunësia më e ulët, ndërsa paga minimale të rritet për 60 %, prej në 9.000 denarë në 14.500 denarë për tre vite jo të plota”, thekson Zaev.
Kryeministri shpreson se diskutimi për kornizën negociuse në Bruksel do të ketë përfundim të suksesshëm në Këshillim për punë të përgjithshme, gjegjësisht GAK, më 10 nëntor, pas së cilës do të jetë reale të presim mbajtje të Konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor. Ai, shprehu bindje se edhe krahas krizës shëndetësore-ekonomike, Qeveria mbetet e fokusuar në krijimin e kushteve për një cikël të rritjes ekonomike më dinamike, zhvillim të qëndrueshëm, shtet efikas i së drejtës dhe institucione të fuqishme, arsim modern dhe shoqëri stabile dhe kohezion të brendshëm.
