Maqedoni

Sulmi në Vjenë, policia austriake kërkon informacione nga MPB

03.11.2020 13:24

Pas publikimit se sulmuesi që mbrëmë u vra nga policia në Vjenë...

Pas publikimit se sulmuesi që mbrëmë u vra nga policia në Vjenë, është shqpitar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, ka filluar këmbimi i informative mes autoriteteve policore austriake dhe MPB-së.
 
“Policia austriake përmes ‘Europol’ dorëzoi kërkesë për bashkëpunim dhe informacione rreth këtij rasti dhe nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor menjëherë u ndërmorën aktivitete”, thuhet në njoftimin e MPB-së.