Maqedoni
Testet e shpejta falas për qytetarët, u kthehen paratë atyre që u testuan të hënën
03.11.2020 13:55
Testet e shpejta anti kovid, këtë të martë u bënë falas....

Testet e shpejta anti kovid, këtë të martë u bënë falas. Qytetarëve që u testuan ditën e parë, do t’u kthehen paratë që paguan. Kostoja e testeve të shpejta në ditën e parë të bërjes së tyre ishte 1000 denarë, por nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kjo u bë për shkak se javën e kaluar, Shtëpia e Shëndetit në Shkup u furnizua me 4.000 teste të shpejta për Covid-19, që kushtonin 1.000 denarë e me të cilat u testuan të gjithë ata që arritën të caktonin përmes sistemit “Termini Im”.
Ministria e Shëndetësisë ndërkohë ka marër një donacion nga dy kompani, prej 13.000 testesh, të cilat përmes algoritmit të mjekëve amë do të jenë falas të arritshme për të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë për testim të shpejtë. Ky donacion ka detyruar Shtëpinë e Shëndetit, që veçmë kishte lidhur marrëveshje me furnizuesin e parë, t’i tërheqë testet e blera paraprakisht e të shfrytëzojë vetëm testet e dhuruara nga Ministria e Shëndetësisë të cilat do të jenë falas për qytetarët. Caktimi i termineve për këto teste bëhet përme numrit 02/2041625 ose përmes mjekut të familjes.
Komisioni për Sëmundje Infektive ndërkohë shqyrtoi dhe ofroi mundësinë që testimet falas të bëhet në nivelin e qendrave shëndetësore në dy poliklinika të tjera në qytetin e Shkupit. Me teste të shpejta rezultatet merren për gjysmë ore. Megjithatë, mbajtja e maskës dhe distanca, janë ë mbrojtja e vetme deri në arritjen e vaksinës nga mbërritja e vaksinës.Përmes aplikimit të mekanizmit Kovax shtevendi pret të marrë 800 mijë doza dyshe. ministri Filipce ka sqaruar tashmë se vendi ka oferta nga Polonia, që ofron një sasi të caktuar dozash nga sasia e përgjithshme e tyre, si dhe një sasi të caktuara nga Greqia, por pritjet janë për gjysmën e parë të vitit 2021. Tani për tani, sipas informacionit të Ministrisë së Shëndetësisë, vaksina Oxfordod , është në fazën e fundit të hulumtimit.
REXHEP QAMILI
