Maqedoni

Ahmeti takon ambasadorin Hysa

09.11.2014 17:45

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në selinë partiake Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa...

Siç bëhet e ditur nga kabineti i Ahmeti, në takim është bërë fjalë për situatën politike në vend dhe në Kosovë, bashkëpunimin midis Prishtinës dhe Shkupit, përkatësisht realizimi i proektet konkrete që do të afronin edhe më tepër qytetarët.

Ahmeti ka theksuar rëndësinë që ka ka rruga midis Shkupit dhe Bllacës, kalimi i kufirit me letërnjohtime nga qytetarët e dy vendeve, por edhe vendosja e pikave të përbashkëta kufitare dhe doganore si dhe mbajtja e mbledhjeve të përbashkëta qeveritare.

Ndërsa ambasadori Hysa ka theksuar se pala kosovare është e interesuar që sa më shpejt të firmoset marrëveshje për kalim të kufirit me letërnjohtime dhe mirëpret synimin e qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e rrugës Shkup – Bllacë me shpresë që punimet të fillojnë sa më shpejt.

Marrëdhëniet e ngushta politike dhe ekonomike me Kosovën duhet të thellohen edhe më tepër nëpërmjet të zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese bilaterale, por edhe të firmosjes së marrëveshjeve të reja, ka thënë Hysa.

Sa i përket krizës politike në Kosovë, Ahmeti uroi që liderët politik të Republikës së Kosovës të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejt dhe gjithëpërfshirëse për ngërçin politik të krijuar pas zgjedhjeve të qershorit.

NAIM RAMADANI