Maqedoni
VMRO-DPMNE: I bënë me para testet që i morën si donacion
03.11.2020 15:04
VMRO-DPMNE akuzon qeverinë se e shikon krizën si mjet efikas për të përfituar politikisht....

VMRO-DPMNE akuzon qeverinë se e shikon krizën si mjet efikas për të përfituar politikisht. Akuzojnë se deshën edhe të përfitonin para nga testet e pranuara si donacion, e u tërhoqën nga kjo ide, vetëm pas reagimeve të opinionit.
"Akoma e trajtoni krizën si qëllim për pikë politike, asgjë tjetër nuk ju është e rëndësishme. Propozuam, masa për të sëmurët kronik, për puntorët e shëdetësisë dhe arsimit, por nuk ka dëgjim për këtë, arsyeja e vetme është që këto propozime vijnë nga VMRO-DPMNE. Sa më shumë pyetje, aq më shumë përgjigje. Të jemi të sinqertë, e kishit ndërmend që testet e donuara t’i bëni me pagesë por për shkak të reagimeve e ndryshuat vendimin sikurse edhe çdo vendim tjetër.", tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
