Maqedoni

Përgjimet e paligjshme, vazhdoi seanca për rastin “Target-fortesa”

03.11.2020 15:16

Pandemia shtyhu për dy javë edhe gjykimin për përgjimet e paligjshme, të njohur si "Target-Fortesa".
 
Pandemia shtyhu për dy javë edhe gjykimin për përgjimet e paligjshme, të njohur si "Target-Fortesa".
 
Seanca e 16 tetorit u shty pas rezultimit pozitiv ndak Covid 19 të të pandehurit Sasho Mijalkov. Në seancën e sotme, u paraqitën provat materiale të propozuara nga Prokuroria. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DBK, në vitet 2008-2015, u përgjuan në mënyrë të paligjshme gjyqësore, mbi 20 mijë qytetarë. Pa urdhrëresa paraprake nga gjykata u përgjuan 4,286 numra telefoni, 1,541 të tjera vazhduan të përgjohen edhe pas skadencës së urdhrave të gjykatës. Seanca e radhës do të mbahet më 13 nëntor me dëgjimin e dëshmitarëve.