Maqedoni

Masat e reja, Qytetarët: Mbyllja e lokalevë në darkë, pa efekt

03.11.2020 15:56

Teksa vendi vazhdon ta ketë të lartë përqindjen e rastve të reja të infektimit...

Teksa  vendi vazhdon ta ketë të lartë përqindjen e rastve të reja të infektimit, Komisioni për sëmundje infective në bashkëpunim me qeverinë po bën gati masat e reja restrictive. Një prej tyre është  propozimi që objektet gastronomike të  mbyllen që nga ora 21:00. Mirëpo qytetarët e anketuar nga TVM shprehen skeptik se masat e reja do të japin rezultate në uljen e rasteve.
 
“Nuk besoj se do të ndikojë në uljen e numrit të të infektuarve me Covid 19. Tani edhe vetë lëvizja e qytetarëve në kohë të mbrëmjes është e reduktuar. Për shembull, unë vetë nuk dal për shkak të ajrit të ndotur në qytetet”...
 
“Nuk do të kontribojnë në uljen e përhapjes së virusit. Duhet që aspak të mos punojnë për të pasur ndonjë efekt”...
 
“Nuk e di ç’të them. Ndoshta do të kontribon pak në uljen, megjithatë nuk mund të flas me siguri.”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Për momentin autoritetet disa herë kanë theksuar se nuk është në plan karantina e plotë, mirëpo do të insistojnë në respektimin e masave mbrojtëse, të cilat janë vendosja e maskës edhe në ambiente të hapura si dhe evitimi i grumbullimeve. 
 
ERSAN PAJAZITI