Takimi në Berlin, Qeveria: Kominikimi forcon besimin e ndërsjellë

03.11.2020 16:07

Qeveria ka shprehur mirënjohje për Gjermaninë....

Qeveria ka shprehur  mirënjohje për Gjermaninë, që mban presidencën e rradhës së BE-së, për rolin e saj në bisedimet midis autoriteteve të RMV-së dhe Bullgarisë .  Angazhimi i Gjermanisë është një sinjal i rëndësishëm për të gjithë rajonin dhe për besueshmërinë e BE-së. 

Kontaktet e shpeshta dhe takimet e nivelit të lartë janë në funksion të një mirëkuptimi më të madh me Bullgarinë fqinje, thonë nga qeveria.

"Këto komunikime çojnë në mirëkuptim më të madh, në forcimin e besimit dhe në afrimin e pozicioneve. Ne respektojmë dhe jemi të përkushtuar ndaj Marrëveshjes së vitit 2017 e cila ofron kornizë dhe mjete për menaxhimin e çështjeve bilaterale. Ne besojmë se çështjet historike që janë pjesë e historisë së përbashkët mund të zgjidhen përmes Komitetit për Çështje Historike dhe Edukative dhe besojmë se zgjidhjet do të forcojnë miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve."

Qeveria thotë se kujdesi për interesin kombëtar dhe e drejta e vetëvendosjes së popullit maqedonas, e ardhmja evropiane e vendit,  hapja e negociatave të pranimit në dhjetor dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të bazuar në mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, nuk janë në kundështim me njëra tjetrën por janë tërësisht kompaktibile.

Në emër të vlerave evropiane dhe një të ardhme të përbashkët të BE, dënojnë  gjuhën e urrejtjes në të dy vendet.