Maqedoni
3 nga sulmuesit, me shtetësi edhe të RMV-së, policia austriake kërkon informacione nga MPB
03.11.2020 16:12
Tre nga sulmuesit e dyshuar janë me shtetësi të dyfishtë...

Tre nga sulmuesit e dyshuar janë me shtetësi të dyfishtë, edhe austriake edhe të RMV-së. Përveç sulmuesit të vrarë tashmë, K.F. i lindur në Modling, shtetësi edhe të Austrisë dhe të RMV-së, kanë pasur edhe A.G. i lindur në St. Polten, dhe U.A. i lindur në Vjenë.
Tashmë policia austriake, përmes Europolit, ka kërkuar nga MPB bashkëpunim dhe informacion në lidhje me sulmin terrorist. Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar, u vu menjëherë në dispozicion të kolegëve nga Austria dhe po bashkëpunojmë intensivisht në lidhe me këtë rast, thonë nga MPB. Kishte gjithashtu një komunikim të drejtpërdrejtë midis kryeministrave Zaev dhe Kurz.
