Maqedoni

Xhaferi: Qëndrime të ndryshme VMRO-BDI për Jugohromin

09.11.2014 17:56

Në mbledhjen e Qeverisë ku është diskutuar për "Jugohromin", ka pasur mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit...

Në mbledhjen e Qeverisë ku është diskutuar për "Jugohromin", ka pasur mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit, VMRO-DPMNE dhe BDI, pranon  Zëvendës /Kryeministri Musa Xhaferi.
 
Por sipas tij  dallimet në qëndrime vijnë për shkak të dallimeve programore mes dy partive më të mëdha.Debate do të ketë edhe në të ardhmen dhe ato janë të dobishme për demokracinë. Vleërson Xhaferi.
 
“Sigurisht që ka mosmarrëveshje me vetë faktin se ka këndvështrime të ndryshme, për arsye se fillimisht janë dy parti të mëdha me dy programe të ndryshme dhe nga kjo, duhet të sillet një program i përbashkët i cili do të përbëjë dokumentin që do t’i lidh edhe gjatë kohës së mandatit. Normalisht se do të paraqiten edhe tema të tjera dhe do të ketë këndvështrime të ndryshme, do të ketë debat dhe faktikisht ka debat. E tillë ishte edhe tema e fundit”, shprehet Zv/Kryeministri, Musa Xhaferi.
 
Por për funklsionimin e çdo koalicioni kërkohen kompromise që të ketë zgjidhje, thekson Xhaferi.
 
Ndërsa sa u përket zërave për mosmarrveshje brenda strukturave të BDI-së për zgjedhjen e drejtuesve të disa degëve Xhaferi thot se mediat dhe disa OJQ spekulojnë dhe i zmadhojnë ato.
 
“Në demokraci secili mendon me kokën e tij, mirëpo ekziston një kornizë që quhet program partiak, deri ku mund të shkojnë këto mendime. Këtu bëhet fjalë për një interes kolektiv për të gjithë partinë. Për fat të keq, ka pothuajse më shumë se 10 vjet që mediat dhe organizatat joqeveritare raportojnë dhe shkruajnë se në BDI ka fraksione, në BDI ka përçarje”, shprehet Zv/Kryeministri, Musa Xhaferi. 
 
Këto komente Xhaferi i ka bërë në një interviste për Radio Evropa e Lirë, ku sa u përket incidenteve ndëretnike Xhaferi thot se përmirësimi duhet të nisë nga sfera e arsimit, duke i mësuar të rinjve që të mos helmohen me bindje dhe urrejtjeje.
 
Njëherit ai fton në implementimin e plotë të Marrveshjes së Ohrit, e cila është bazë që i ndihmon shoqërisë dhe shtetit për demokratizim të mëtejmë, por edhe bazë për arritjen e standardeve europjane dhe integrimet rajonale.
 
HAMIDE IBRAHIMI