Maqedoni

Qeveria: Objektet gastronomike hapur deri në orën 21:00, ndalohet edhe grupimi me më tepër se 4 vetë

03.11.2020 16:44

Për shkak të numrit në rritje të rasteve të reja me Covid 19...

Për shkak të numrit në rritje të rasteve të reja me Covid 19, qeveria vendosi të kufizojë punën e objekteve gastronimike deri në orën 21:00, si pjesë e masave shtesë për parandalimin e virusit. 
 
“Qeveria vendosi të shkurtohet orari i punës së objekteve gastronomike deri në orën 21:00, përpos shërbimeve me porosi dhe nga sportelet. Ky vendim vlen edhe për objektet gastronimike në pompat e benzinave, por jo edhe për objektet në aeroportit TAV në Shkup dhe Ohër. Në seancë sollëm vendim që të ndalohet grupi i më shumë se katër persona në ambient të hapur pas orës 21:00. Qeveria solli vendim për rekomandim për të gjithë qytetarët që të mos lëvizin në ambient publik pas orës 21:00 nëse nuk kanë ndonjë nevojë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.