Ribalanci i buxhetit, dita e fundit e debatit në kuvend
Ribalanci i dytë i buxhetit për këtë vit...

Ribalanci i dytë i buxhetit për këtë vit, duhet të miratohet deri sonte deri në mesnatë.
Pushteti edhe në ditën e fundit të debatit, rikujtoi se nga ky ribalanc varet pakoja e katërt e masave antikrizë.
Opozita akuzon se pushteti nuk e menaxhon mirë krizën shëndetësore dhe nuk është planifikues i mirë i buxhetit.
“Edhe pse duhet të pranoj se patëm debat konstruktiv në Komision ku diskutuam për të gjitha nevojat e qytetarëve në çdo vendbanim, dëgjuam se nuk ka mjete për asnjë vendbanim, përkatësisht të gjitha amendamentet u refuzuan. Në shumë séance s’keni numër të mjaftueshm për të filluar seancat, por ne si korektiv I pushtetit për ato çëshje të rëndësishme duam të marim pjesë, që të japim ide dhe sugjerime që këto senacë të mbahen. Por ju vazhdoni me sulmet.” -tha Vllado Misajllovski nga VMRO DPMNE.
“Pikërisht për shkak të atij konstruktiviteti, edhe ju ishin pjesë e Komisionit kur i shqyrtonim amendamentet, në momente ku deputetet e VMRO-së mungonin me arsye, unë i arsyetojë amendamentete e tyre. Duke sqaruar nëse diçka është në regull ose jo, por nuk mund të toleroj mosdije. Nuk mund të pranoj propozim amendamentash për projekte që janë na fazë përfundimtare të realizimit. Nuk mund të pranoj amendamente për projekte që ekzisotojnë. Për një pjesë prej tyre keni patur të drejtë, prandaj një pjesë edhe u përkrahën nga shumica.” - deklaroi Kostdain Kostadinov nga LSDM . (Shpëtim Nuredini, TVM2)
