Botë
Tiranë, studentët në protesta kundër mësimit online
03.11.2020 17:28
Për të ditën ditë radhazi, një grup studentësh kanë protestuar para Ministrisë së arsimit..

Për të ditën ditë radhazi, një grup studentësh kanë protestuar para Ministrisë së arsimit, kundër mbylljes së universiteteve dhe mësimit online.
Duke e quajtuar abuziv vendimin e marrë 3 ditë para fillimit të vitit të ri akademik, të rinjtë kërkojnë rikthimin sa më shpejt në auditore.
Një ndër kërkesat e studentëve është dhe përgjysmimi i tarifës në universitete, ndërsa thonë se e kanë paguar tashmë tarifën e konvikteve.
Në mbështetje të protestës së studentëve këtë të martë ishin edhe pedagogë dhe ish- profesore. Sipas tyre është e pakuptimtë që studentët të lajmërohen për mësimin online pasi kanë bërë pagesat e tarifave dhe të konvikteve.
Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri në anulimin e vendimit për hapjen e universitetëve.
LULJETA NDOKA
