Rritet në 23 numri i të infekturave në shtëpinë e pleqve në Manastir
03.11.2020 18:30
Në shtëpinë për përkujdesje "Sju Rajder" në Manastir...

Në shtëpinë për përkujdesje "Sju Rajder" në Manastir, ku qëndrojnë pacientët e moshuar , të sëmurët rëndë dhe të palëvizshëm, nga 17 briset e mara , 11 janë pozitivë ndaj Covid 19.
Me këto shifra, numri i pacientëve pozivivë në Sju Rajder, u rrit në 23. Nuk dihet se si arriti virusi atje pasi që nga fillimi i pandemisë, janë ndaluar vizitat si për familjet ashtu edhe për të gjithë të huajt.
Drejtuesit e institucoinit dyshojnë se ndonjë anëtar i infektuar i stafit,ka aritur të infektojë edhe të sëmurët.
Deri tani, vetëm 7 nga punonjësit kanë pasur simptoma të lehta, janë marrë tampona dhe ata kanë qenë në izolim në shtëpi për disa ditë ndërsa presin rezultatet.
