Policia brendaj javës 1018 gjoba në komunikacion
Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, brenda një javë ka sanksionuar 1 mijë e 18 vozitës, për shkelje të Ligjit për siguri në komunikacion...

Dënimet janë shqiptuar pasiqë tek 45 shoferë është vërtetuar se kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 74 janë dënuar pasiqë kanë drejtuar automjetet me leje të skaduar të patentë shoferit, 44 nuk kanë pasur patentë shoferë, ndërsa 22 persona nuk e kanë respektuar sinjalizimin e semaforit dhe kanë kaluar në dritë të kuqe.
Poashtu “Merimanga”, ka qenë aktive dhe Brenda kësaj periudhe ka marrë 357 automjete të parkuara keq. Sekretarjati I punëve të Brendëshme në Shkup, poashtu ka informuar se kontrollet e këtilla do të vazhdojnë intensivisht edhe në periudhën e ardhshme, prandaj vozitësit duhet të jenë të kujdesshëm.
ERSAN PAJAZITI
