“Covid 19”, 24 të vdekur, 913 pozitiv dhe 421 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit....

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2731 testime të bëra ka regjistruar 913 raste të reja të të infektuarve, 24 persona kanë humbur jetën ndërsa 421 janë shëruar.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi, 459 raste i pasuar nga Velesi me 79, Prilepi 78, Tetova me 44, Ohri 37, Manastiri me 33, Strumica me 26, Kumanova me 25, Kavadari me 24, Prilepi me 18, Dellçeva me 10 dhe qytetet e tjera me më pak se 10 të infektuar.
Betejën me “Covid19” e kanë humbur dy pacientë nga Shkupi në moshë 67,77 vjeç, një nga Kumanova 59 vjeç, katër pacientë nga Prilepi në moshë prej 70, 61, 79 dhe 45 vjeç, tre nga Velesi në moshë prej 82, 78 dhe 82, dy nga Manastiri në moshë prej 62, 80 vjeç, tre nga Ohri në moshë prej 64, 67, 68, dy nga Gostivari 66 dhe 68 vjeç, 6 nga Stumica 75, 64, 75, 60, 37 dhe 61vjeç dhe një pacient nga Probishtipi në moshë prej 69 vjeç.
Në shtëpinë për përkujdesje “Sju Rajder” në Manastir, ku qëndrojnë pacientët e moshuar, të sëmurët rëndë dhe të palëvizshëm, nga 17 briset e mara, 11 janë pozitivë ndaj “Covid 19”.
Me këto shifra, numri i pacientëve pozitiv në “Sju Rajder”, u rrit në 23.
Nuk dihet se si arriti virusi atje pasi që nga fillimi i pandemisë, janë ndaluar vizitat si për familjet ashtu edhe për të gjithë të huajt. Drejtuesit e institucoinit dyshojnë se ndonjë anëtar i infektuar i stafit, ka aritur të infektojë edhe të sëmurët.
Deri tani, vetëm 7 nga punonjësit kanë pasur simptoma të lehta, janë marrë tampona dhe ata kanë qenë në izolim në shtëpi për disa ditë, derisa presin rezultatet.
Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 33.908, prej tyre janë shëruar 21.665, kanë humbur jetën 1049 dhe numri i rasteve aktive shënon 11194. (Flutura Latifi, TVM2)
