Botë
Covid 19, shtim i rasteve të reja, ashpërsohen masat
03.11.2020 19:00
Rritet numri i fataliteteve me virusin korona në Kosovë...

Rritet numri i fataliteteve me virusin korona në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se 8 pacient humbën betejën me virusin dhe 334 raste të reja u regjistruan në 24 orë. Numri i rasteve aktive është 4.317.
Në Shqipëri ndërkohë u regjistruan 5 viktima në 24 orë. Nga 1684 testime të kryera, rezultuan 381 të infektuar, të shëruarit janë 106. Në Shqipëri, numri i rasteve aktive është 9,899.
Të larta shifrat në vendet e tjera. 34 viktima dhe 1.427 raste të reja në Kroaci, shifra më e lartë, e regjistruar deri tani. 7 të vdekur dhe 1152 raste të reja në Greqi. Qeveria helene futi në izolim të plotë Selanikun dhe Serrën e mendohet izolimi edhe i Athinës.
416 dhe 52.518 raste të reja regjistroi Franca në 24 orët e fudit e kjo detyroi autoritetet të zbatojnë shtetrethim të plotë në të gjithë vendin.
Masa kufizuese kanë hyrë në fuqi edhe në Gjermani, ku numri i i rasteve ditore në vend është trefishuar në 14 ditët e fundit.
Në Zvicër u raportua për 6,126 infeksione të reja dhe 72 vdekje nga Covid-19. Irani ka regjistruar 422 viktima.
Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 136 dhe numri i të infektuarve me 18.950 raste në 24 orë. Në Indonezi, 161 mjekë humbën jetën nga COVID-19 brenda një jave. Virusi ka prekur edhe gazetarët. 422 kanë humbur jetën në 52 shtete që nga fillimi I pandemisë. Numri i të shëruarve në mbarë botën ka tejkaluar 34 milionë. Mbi 12 milionë numri i personave që vazhdojnë trajtimin, numri i rasteve aktive është mbi 12 milionë. Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, virusi ka infektuar mbi 47,3 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 212 mijë të vdekur.
FARIJE DAUTI BAKIU
