Botë

Biden 215 vota elektorale – Trump 213

04.11.2020 09:38

Vazhdon numërimi i votave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku deri tani kryeson kandidati demokrat, Joe Biden....

Trump ka fituar së fundmi dy shtete të cila kanë një numër të lartë të votave elektorale. Fitorja në Florida dhe Teksas ka bërë që presidenti i cili kandidon për një mandat të dytë të ngushtojë diferencën.

Teksasi ka 38 vota elektora, ndërsa Florida ka 29 vota elektorale. Trump aktualisht ka 213 vota elektorale.
 
Ndërkohë kandidati demokrat, Joe Biden së fundmi fitoi në Ishullin Rhode, i cili ka 4 vota elektorale. Aktualisht në total, Joe Biden ka 220 vota elektorale.
 
Numërimi vazhdon në Arizona, Michigan dhe disa shtetet të tjera që pritet të jenë kyç në përcaktimin e rezultatit. Të dy kandidatët në reagimet e tyre të para që bënë pas votimit u shprehën optimistë për rezultatin.
 
Trump është shprehur optimist për fitoren e zgjedhjeve. Në një konferencë për shtyp Trump u shpreh se nuk e mendonte as vetë që do të fitonte në kaq shumë shtete megjithatë përsëriti se ka pasur manipulime dhe për këtë arsye do të shkojë në Gjykatën e Lartë.
 
“Falënderoj popullin amerikan që na votoi me miliona. Qytetarët kanë dalë në numra rekord. Kjo është një lëvizje e pabesueshme. Fituam në shumë shtete që nuk e mendonim, në Teksas në Ohio, në Georgia. Nuk na arrijmë dot dhe kemi fituar pastër në Karolinën e Veriut. Nëse shikoni në Arizona kemi shumë vota. Po fitojmë Pensilvaninë me një numër të jashtëzakonshëm votash. Ne jemi mbi 600 mijë vota përpara këtu. Këta nuk janë as afër. Ne po fitojmë në Michighan dhe u habita. Nuk na duheshin të gjitha këto fitore”, u shpreh Trump.
 
Edhe Biden u shpreh optimist duke thënë se janë në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet.
 
“Ne jemi në rrugën për të fituar zgjedhjet. Duhet të kemi durim, çdo votë duhet të numërohet.Por ne jemi optimistë aty ku jemi, duket se kemi fituar në Arizona, kemi lajme të mira në Xhorxhia, jemi optimist për Usiconin dhe Miliuen. Ne do të fitojmë në Pensilvani. Jam optimist për rezultatin e dua t’ju përgëzoj të gjithëve”, tha Biden.
 
Si funksionon sistemi i votave?
 
Zgjedhja e presidentit amerikan nuk varet nga numri i votave. Fituesi vendoset nga kolegji zgjedhor, një trupë prej 538 zgjedhësish të caktuar për këtë punë, ose delegatësh, që caktohen nga secili shtet dhe nga Uashington D.C. Që të fitojë një kandidat duhet të fitojë sa më shumë shtete për të siguruar shumicën e atyre që kanë zgjedhur shtetet për kolegjin zgjedhor, pra 270. Arritja e kësaj shifre është e vetmja gjë që ka rëndësi në zgjedhje.
 
Cilat janë shtetet kyçe
 
Këto shtete janë Florida (me 29 anëtarë për kolegjin zgjedhor), Pensilvania (20) Ohio (18), Miçigani (16), Karolina e Veriut (15), Arizona (11), Minesota (10) dhe Viskonsin (10). Gara është duke u bërë shumë e ashpër në dy shtetet historikisht republikane, Georgia (16) dhe Teksas (38). Një fitore e Bidenit në një nga këto shtete do të ishte humbje e madhe për republikanët dhe do t’i jepte avantazh të madh demokratëve të arrinin shifrën 270.
 
Kur priten rezultatet?
 
Varet nga shteti dhe nga rregullat e tij për zgjedhjet. Amerika kontinentale ka katër zona, Alaskën dhe Havain, plus dy të tjera. Mbas mbylljes së qendrave të votimit, parashikimet për fituesin do të bëhen në bazë të rezultateve të votimit dhe votave të numëruara. Numri i madh i votimit me postë elektronike mund ta komplikojë më shumë marrjen e rezultatit përfundimtar. Ndërkohë që disa shtete e fillojnë numërimin e votave me postë elektronike para ditës së zgjedhjeve, disa të tjera nuk kanë pasur mundësi të fillojnë numërimin para 3 nëntorit. Disa shtete e kanë shtyrë marrjen e rezultatit, që do të thotë se votat e dërguara me postë mund të mbërrijnë pas disa ditësh. Në shtete ku gara është e fortë, mund të jenë këto vota që vendosin kush do të jetë fituesi.