Ekonomi
Miratohet rishikimin e buxhetit, 470 milionë euro për masat anti-krizë
04.11.2020 09:14
Me 55 vota “pro”, 25 “të përmbajtur”, e asnjë kundër, rishikimi i buxhetit kaloi procedurën parlamentare...

Me 55 vota “pro”, 25 “të përmbajtur”, e asnjë kundër, rishikimi i buxhetit kaloi procedurën parlamentare mbrëmë në mesnatë duke I hapur rrugën zbatimit të masave nga pakoja e katërt ekonomike.
Një pjesë e masave mund të realizohen menjëherë, për një pjesë, nevojiten edhe ndryshime ligjore të cilat gjithashtu janë në procedurë kuvendore.
Nga rishikimi i buxhetit, 470 milionë euro pritet të ndahen për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Me rebalancin janë paraparë 4,3 miliardë denarë për mbështetjen financiare për pagesën e pagës së të punësuarve në sektorin privat me kompensim në interval prej 14.500 deri në 21.776 denarë, në kompani të cilat kanë ulje më të madhe të të ardhurave si pasojë e pandemisë, 1,6 miliardë denarë për mbështetjen financiare për kategoritë e cenueshme të goditura nga KOVID-19 për pagesën e produkteve vendore dhe shërbimeve tek sektorët e goditur, 412 milionë denarë për Mbështetjen e prodhuesve, përpunuesve dhe eksportuesve të rrushit, verës, 9,8 milionë denarë për mbështetjen e veprimtarisë udhëheqës turistik, të regjistruar si ushtrues të pavarur të veprimtarisë, 120 milionë denarë për kthimin taksës turistike për vitin 2019, për bujtje të realizuara, 66,85 milionë denarë kthim për Fundjavë pa TVSH, 700 milionë denarë për skemën shtetërore garantuese dhe Garanci doganore përmes Bankës Zhvillimore me çka ofrohet mundësi shtesë për qasje më të lehtë në mjetet financiare për mbështetjen e sektorit privat, përmes ndërmarrjes së një pjese të rrezikut kreditor dhe 330 milionë denarë për grante për agjenci turistike, kënde për argëtimin e fëmijëve dhe restoranteve për dasma.
Rebalanci siguroi edhe mbështetje financiare për fëmijët pa prindër, hartimin e sektorëve strategjikë industrialë në rajonin e Ohrit, ndërtim të një pjesë të krahut të tretë për sistemin e furnizimit me ujë në fshatin Likovë dhe furnizimin me ujë në Reçicë të Vogël, përfundimin e stacionit filtues në Shtip dhe Karbinc, restaurimin e urës në fshatin Ullanc, mjete shtesë për mirëmbajtjen e lokaliteteve strategjike dhe mjete për organizim të oficerëve rezervë.
