Botë

Aksion i ri i Gjykatës Speciale në Prishtinë, EULEX-i, në shtëpinë e Jakup Krasniqit

04.11.2020 11:58

Policia e EULEX-it me urdher të dhomave të specializuara të gjykatës speciale

Policia e EULEX-it me urdher të dhomave të specializuara të gjykatës speciale mengjesin e sotëm ka filluar nje operacion të ri në Prishtinë ndaj ish ushtarëve të UÇK-së. 
 
Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë. Arsyet e shkuarjes se njësiteve të EULEX tek shtëpia e Jakup Krasniqit ende nuk dihen. Ata janë ende duke qëndruar duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtepia e tij. Jakup Krasniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves I cili gjatë luftës mbante poste te larta ne ushtri, se fundmi si zëdhënës I UÇK-së.
 
Nga Gjykata Speciale kanë treguar se Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke kryer një operacion në Prishtinë. Nga Dhomat e Specializuara thuhet se operacionet e zyrës së speciales po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovës (EULEX). Në njoftimin e ZSP-së thuhet se informacione shtesë do të japin në orët  në vazhdim.