Botë

Prokuroria e Specializuar konfirmon aktakuzën kundër Jakup Krasniqit

04.11.2020 14:03

Zyrtarë të Policisë së EULEX-it po zhvillojnë një operacion me urdhër të Prokurorisë së Specializuar...

Zyrtarë të Policisë së EULEX-it po zhvillojnë një operacion me urdhër të Prokurorisë së Specializuar në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së dhe ish kryetarit të kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi. Avokati i Jakup Krasniqit ka thënë se Dhomat e Specializuara e kanë konfirmuar aktakuzën kundër klientit të tij, dhe se ai do të transferohet në Hagë për gjykim. Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin e Eulexit në disa lokacione ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, duke thënë se sipas nevojës, vlerësimeve dhe kërkesës së EULEX-it, Policia e Kosovës, iu asiston në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjes së trafikut”.

Enver Hajdari nga OVL UÇK e ka cilësuar maltretim trajtimin që po i bëhet Jakup Krasniqit, i cili po merret në pyetje brenda shtëpisë së tij në lagjen Velania në Prishtinë. 
 
“Këto bastisje nuk I shofmi të mira sepse Këto bastisje janë të njëanshme.Bastisen vetëm pjestarë të Ushtris  Çlirimtare të Kosovës, Bastiset zingjiri komandus I ushtris çlirimtare të Kosovës. Ne nuk e njohim këtë gjykatë dhe nuk do ta njohim këtë gjykatë. sepse është gjykat e njëanshme, Raciste se kriminelët shum mir e din se kujan. Megjithatë sot kët bastisje ne e shofim si gjëja më e turpshme që ndodh pas 20 viteve.”, tha Enver Hajdari, zyrtar i OVL UÇK-së.
 
Edhe Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me veprimet e  EULEX-it. “Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj në vazhdimësi kanë dhënë shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës. 
 
Pas bastisjes në shtëpinë e Jakup Krasniqit kanë reaguar edhe nga, Nisma Socialdemokrate nga e cila duke theksuar se besojnë në luftën e drejtë të UÇK-së ndërsa e quajtën të panevojshëm dhe traumatik veprimin e zyrtarëve të EULEX-it.
 
GYLTENE SINANI