Botë

OBSH: Në Evropë gjysma e të infektuarve me Kovid 19

04.11.2020 14:56

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pasur një "përshpejtim të mëtejshëm" në përhapjen e virusit korona në Evropë....

Javën e kaluar në Evropë janë regjistruar një numër i madh i rasteve të reja, thuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të të infektuarve në mbarë botën thonë nga OBSH. Agjencia shëndetësore e OKB-së theksoi se në raportin javor të publikuar të martën vonë, vendet evropiane regjistruan 46 për qind më shumë raste vdekjeje, në raport me një javë më herët.
 
Franca, Italia dhe Britania e Madhe regjistruan numër rekord të rasteve të reja, ndërsa Andora, Çekia dhe Belgjika regjistruan shkallën më të lartë për kokë banori. Në 24 orët e fundit, 2 mijë e 480 raste të reja të infeksionit me koronavirus u regjistruan në Kroaci dhe 26 njerëz vdiqën, njoftoi Mbrojtja Civile. Në Slloveni në 24 orët e fundit, janë infektuar 2 mijë e 25 persona dhe 29 persona kanë vdekur nga COVID-19. Kryeministri italian Xhuzepe Konte mbrëmë nënshkroi dekret me të cilin vendoset orë policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit në tërë territorin e Italisë për shkak të shuarjes së përhapjes së virusit. Ora policore hyn në fuqi të enjten, ndërsa janë sjellur edhe masa tjera restriktive, siç është ulja e kapacitetit të komunikacionit rrugor për 50 për qind, qendra tregtare do të mbyllen gjatë fundjavave, ndërsa mbyllen edhe muzetë, baret, sallat për video lojëra, ekspozitat. M
 
asat e reja do të jenë në fuqi deri më 3 dhjetor. Rajoni Xinjiang, në perëndim të Kinës, raportoi 118 raste të reja pozitive për Covid-19, duke e rikthyer përhapjen e virusit në Kinë, prej ku besohet se e ka origjinën kovid 19. Një ekspert i lartë nga Universiteti i Oksfordit ka thënë se ekziston një "mundësi e vogël" që vaksina kundër koronavirusit të jenë gati deri në Krishtlindje. Kreu i projektit të hulumtimit në Oksford, Andrew Pollard, tha se ai ishte "optimist" që rezultatet e testimit të fazës së vonë mund të paraqiten "para fundit të këtij viti". Pollard, drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, tha se ata dhe partneri AstraZeneca shpresonin që vaksinat të ishin më shumë se 50 për qind të efektshme.
 
Më shumë se 47 milionë raste me kovid 19 janë konfirmuar në nivel global, me çrast 1.2 milionë njerëz e kanë humbur jetën.