Maqedoni
Dimova në gjykatë, akuzohet për keqpërdorim të parave evropjane
04.11.2020 15:21
Gjykatësi në procedur paraprak pranoi kërkesën e Prokuroirs për krim të organizuar...

Gjykatësi në procedur paraprak pranoi kërkesën e Prokuroirs për krim të organizuar dhe vendosi që ish drejtoreshës së Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilite Lidija Dimova, ti merren të dy pasaportat, një herë në javë të paraqitet në gjykatë dhe I ndalohet kryerja e disa funksioneve. Përveç Dimovës, para gjykatësi të procedurës paraprake u paraqit edhe I akuzuari i dytë Aleksandat Goçev, edhe për atë janë shqiptuar masat e kujdesit.
Ditë më parë të njejtat masa i cakto edhe për pronarin e sallonit të parukerisë, Zoran Zllatkoski. Kundër këtyre masave palët kanë të drejtë që të ankohen para Këshillit Penal. Drejtoresha e shkarkuar shmangu kamerat dhe gazetarët. Ajo nga gjykata doli së bashku me avokaten e saj e cila tha se në një rast tjetër do të ketë prononcim për mediat. Policia Financiare ngriti padi penale kundër 4 të dyshuarve, ndërsa prokuroria hapi hetim për disa vepra penale. Prokuroria për krim dhe korrupsion, I akuzon për keqpërdorim të parave evropiane dhe dushohet se kanë shkaktuar dëm prej mbi 400 mijë eurosh.
SANIJE DURAKU
