Maqedoni
Miratohet ribalanci, Bekteshi: Do të nis implementimi i pakos së 4
04.11.2020 15:35
Kuvendi ka miratuar rebalancing e buxhetit, me çka do të mund të nis zbatimi I pakos së katërt të masave ekonimike....

Kuvendi ka miratuar rebalancing e buxhetit, me çka do të mund të nis zbatimi I pakos së katërt të masave ekonimike. Misnitri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka dekalruar se masat e pakos së katërt do të fillojnë të implementohen që nga dita e hënë ose e martë. Këto masa kan të bëjnë me kthimin e taksës turistike, grantet për Agjensionet Turistike, për udhëheqësit turistik dhe për lojrat e fatit. Bekteshi foli edhe për kartelat pagesore për produketet vendore.
“Sa u përket kartelave pagesore e kemi ndryshuar mënyrën dhe metodologjin e dhënies apo realizimit e masave të cilat dalin nga pakoja e katër e masave anti kovit, siq ishte rasti me mbështetjen financiare edhe me pagesën e pagave kun ë mënyrë të shkallzume të gjitha kompanitë të cilat kanë pasë më shumë ndikim negative nga pandemija të ndihmohen më shumë. Pikërishtë në atë mënyrë deri në fund të vitit drejtpërdrejt të gjithë qytetarëve apo kategorive të qytetarëve të cilët i kemi prezantuar se kush janë ato, do tju lëshohen në xhirollogarit e tyre, dhe jo të pajisen me kartela pagesore.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomis.
LSDM: Ribalanci ndihmon shëndetësinë dhe ekonominë
Nga LSDM kanë vlerësuar se përdallim nga buxhetet tjera, ky buxhet është përqëndruar me investime më tepër në shëndetësi, pastaj në Ekonomi për ti ndihmuar Kompanitë, si dhe për punonjësit shëndetësor.
“Me rebalansin garantohen mjete në shumë prej 54 milion denarë për të gjithë punonjësit shëndetësor të cilët janë të kyqyr në shërimin e pacientëve me covit-19. Këto mjete janë një pjesë prej 243 milion denarë ku Qeveria I ka ndarë për shëndetësinë me të cilat do të sigurohet medikamendi “Remdesivir”, si dhe për paisjen me vaksina dhe teste për Covit-19. Me rebalansin sigurohen mjete edhe për pasojat ekonomike të cilat dalin si pasojë e pandemic, ku do të ndajmë mjete për pakon e katër të masave anti krizë. Poashtu 70 milion euro do të ndahen për subvencinim të pagave për 83 mij persona për muajt tetorë-nantor dhe dhjetor. 27,6 milion euro do të ndahen për kartelat për blerjen e produkteve vendore ku do të përfitojnë 283 mij qytetarë.”, tha Bisera Kostadinovska nga LSDM.
Me këtë ribalans nuk është pajtuar opozita deputetët e së cilës kanë votuar të përmbajtur. Qeveria nuk përjashtoi mundësin për hartimin e masave tjera shtesë anti kriz, varësisht nga kriza me pandeminë.
FITIM KRYEZIU
