Maqedoni

Bytyqi: Pagesa e pushimit mjeksësor do të vlej për të gjithë

04.11.2020 16:02

Vendimi i Qeverisë që të mbulohet tërësisht pushimi mjekësorë për pacientët me Covid-19...

Vendimi i Qeverisë që të mbulohet tërësisht pushimi mjekësorë për pacientët me Covid-19 do të vlej edhe për administratën publike por dhe për sektorin privat. Kështu theksoi zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sipas të cilit me vendimin që ka mirutuar qeveria Fondi merr përsipër të paguaj gjithçka.
 
“Kur themi se do të shfrytëzojnë pushim mjekësor dhe se do të mbulohet 100%, kjo do të thotë që Fondi merr përsipër gjithçka. Do të thotë, mbeten dispozitat ligjore-15 ditë punëdhënësi, pastaj përgjegjësinë ligjore e merr Fondi.”, tha Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.
 
Bytyqi: Të ndryshohet qasja ndaj administratës
 
I pyetur nëse do të ketë reduktim të pages tek amdinistraotërt të cilët për shkak të pandemisë punoujnë nga shtëpia, Bytiqi u shpreh se të njejtit punojnë me roatacion dhe nuk është se janë pa angazhim.
 
"Mendoj se duhet të ndryshojmë ngadalë sjlljen ndaj administratës. Nuk duhet ës illemi në mënyrë diskrimunese ndaj tyre. Ata janë bashkëqytetarë tanë dhe nuk është se janë imun ndaj covid-19 për të thënë se disa të drejta nuk vlejnë për ato. Është e vërtëet se ka rotacion, por edhe atëherë ata punojnë nga shtëpia.”, tha Bytyqi.
 
Bytiqi tha se adminsitrata do të vazhdoj të merr 100% të pagës.  
 
ZEKIRJA MEXHITI