Maqedoni
Obduksion i trupit të pa jetë të sjellur nga Greqia
09.11.2014 18:14
Në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup kanë filluar analizat për vërtetimin e identitetit të trupit të pa jetë...

Në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup kanë filluar analizat për vërtetimin e identitetit të trupit të pa jetë për të cilin para pak kohe autoritetet shëndetësore greke konfirmuan se është i Denisa Markoskës, e cila në shtator u zhduk në anijen "Serenisima" në ujërat e Detit Egje.
Drejtori i Institutit Aleksej Duma sot deklaroi se të gjitha informacionet do t'i marrin pas përfundimit të analizave dhe do të dorëzohen deri te Ministria e Shëndetësisë si kërkues i procedurës dhe familjes të të ndjerës.
“Punojmë sipas të gjitha standardeve dhe normave që janë përshkruar nga këshilli I ministrave të Evropës. Duhet kohë, për të kryher analizat”, shprehet drejtori i institutit të mjekësisë ligjore, Aleksej Duma.
Denisa Markoska u zhduk natën mes datës 12 dhe 13 shtator nga anija "Serenisima" ku punonte. Kërkimi i saj zgjati disa javë, ndërsa në fillim të tetorit në afërsi të ishullit Karpatos u gjet trupi i pa jetë I sajë, ndërsa mbrëm është sjellur në Maqedoni.
HAMIDE IBRAHIMI
