Botë
Kosovë: 9 të vdekur 546 të infektuar me Kovid 19
04.11.2020 17:38
Nëntë viktima dhe 546 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,626 mostrave.
Numri më i madh i tyre është në Prishtinë: 286. Instituti po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 107 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 21,545, i viktimave në 714 dhe i të shëruarve në 15,829. Aktualisht, raste aktive janë 5,002.
