Maqedoni

Klinikat interne: Të gatshme të pranojnë kovid pacientë

04.11.2020 18:00

Të gjitha klinikat interne në kuadër të Qendrës Klinike janë të gatshme të pranojn pacientë pozitiv me kovid-19...

Pas takimit të minsitrit të shëdnetësisë me drejtorët e klinikave u bë e ditur se janë siguruan 150 shtretër dhe kuadër për të punuar me kovid pacientë.

“Kujdesi për pacientët covid do të jetë nën protokolle të veçanta, një ndarje është bërë në zona të kuqe dhe jeshile, dmth pjesët ku do të shtrohen pacientët covidë janë ndarë nga pjesët për pacientët që do të kenë nevojë për ekzaminime ose ndërhyrje të rregullta”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë vala e re e virusit ka mbushur klinikat infective me pacient. Në spitalin e Velesit shtretërit u plotësuan për dy ditë, pasi 55 pacientë tashmë janë shtruar në repartin infektiv.

Menaxhmenti planifikon që ta adaptoj edhe hapsirën e paraparë për terapi fizikale, por ka munges të personelit mjeksor. Për 80 të infektuar me kovid -19 dhe të sëmurët të tjerë kujdesen vetëm 8 internust pasi që dy kolegët e tyre janë pozitiv kovid.

Shtretër të lirë nuk ka as në spitalin mobil pran klinikës infektive, si dhe në 8 shtatori. Rezervat po harxhohen edhe në Institutin për sëmundje të mushkërive-Kozle, prandaj Kovid Qendra do të jenë klinika e Nurologjis dhe lëkurës.

Ndërkohë, testet e shpejta 15 minutshe që do të jenë falas janë shpërndarë nëpër klinikat interne si në Klinikën për sëmundje infektive, Spitali në Kozle, Spitali 8 Shtatori, Klinika për sëmundje të mushkërive si dhe në 13 spitalet tjera nëpër gjithë vendin. Por ato do të mbeten të paketuara deri në javën e ardhshme.

Kjo pasi deri në fund të kësaj jave Komisioni për sëmundje infektive do të hartoj një algoritëm, i cili do të hyjë në protokollin standard të testimeve për pacientët që kanë simptome të CoVid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Mjekët amë në bazë të urgjencës së pacientit do të vlerësojnë se çfarë lloj të testit do të bëjnë, PCR test standard apo PCR test rapid.

SANIJE DURAKU