Maqedoni

Qeveria: Zaev bisedë telefonike me Merkel

04.11.2020 18:49

Kryeministri ka biseduar me Kancelaren Gjermane Angela Merkel të cilës I ka shprehur falënderime...

Kryeministri ka biseduar me Kancelaren Gjermane Angela Merkel të cilës I ka shprehur falënderime për kontributin e presidencës gjermane në procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.
 
“Në bisedën telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri, Zoran Zaev shprehu falënderime për angazhimin e madh të presidencës gjermane me BE-në, për kontributin personal të ministrit të punëve të jashtme, Hajko Mass, ministrit për BE-në, Mihail Rot, si dhe për angazhimin personal të kancelares Merkel”, ka theksuar Zaev bëjnë të ditur nga Qeveria.
 
Në bisedë është vlerësuar si interes i dy vendeve që të mbahet konferenca ndërqeveritare në dhjetor. Kryeministri Zaev vlerësoi se Gjermania ka dhënë kontribut në të ardhmen evropian të Ballkanit Perëndimor.
 
“Zaev falënderoi për ndihmë Gjermaninë dhe BE-në, për materialet mjekësore dhe mbrojtëse, si dhe për mbështetjen financiare që e tregoi solidaritetin e BE-së me vendet e rajonit dhe me Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, raportoi Qeveria.