Maqedoni
Ballafaqimi me të kaluarën sfidë për vendet e ballkanit
09.11.2014 18:27
Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm për çdo popull dhe shtet, i cili dëshiron të mbyll plagët e së kaluarës dhe duke perkujtuar te kaluaren...

Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm për çdo popull dhe shtet, i cili dëshiron të mbyll plagët e së kaluarës dhe duke perkujtuar te kaluaren te mos i perserisim gabimet ne te ardhmen, duke kultivuar paqen dhe stabilitetin.
Këte e konfirmojne edhe analistet e huaj dhe vendas, lidhur me konceptin e Ballafaqimit me të Kaluarën, e cila trajtohet së tepërmi në shtetet e rajonit te Ballkanit, me theks tek shtetet ish jugosllave. Eksperti, Albert Hani vlerëson se per dallim nga shtetet tjera te Ish Jugosllavise te cilet kane pesuar efekte negative gjate konflikteve te armatosura, Maqedonia shum pak eshte ballafaquar me te kaluarën.
Hani me tej shpjegon se jo iniciative eshte e vonuar edhe ate si pasoje e mungeses se platformes per te shperndare njohurite qe ekzistojne ne rajon.
“Maqedonia si shtet, kushtimisht mund të themi se është me vonese në trajtimin e kësaj teme, mirëpo çdo fillim i ri është një mundësi e re për këtë shtet, meqënëse shumë gjëra që lidhen me temën me BMK-në janë lënë pas dore dhe ka nevojë që ky shtet të merret seriozisht me trajtimin lihur me historinë, me librat e historisë, monumentet, kulturën e mbamendjes, drejtësinë tranzicionale, personat e zhdukur, lustrimin, paqjen, pajtimi, komisionet e të vërtetës, diçka që ekziston si eksperiencë dhe iniciativë në shumë shtete në botë, si dhe tema lidhur me tribunalin e hagës. Janë tema të ndjeshme, janë tema solutive, janë tema që e shqetësojnë popullatën por janë tema të domosdoshme të cilat duhet të trajtohen në të ardhmen, meqënëse këto tema që shqetosojnë na japin mundësi të mira që mos i përsërisim gabimet që kanë ndodhur në te kaluaren, të mësosjmë nga gabimet e se kaluarës si dhe të ndërtojmë harmoni më të mirë, ardhmëri të mbushur me paqe dhe stabilitet për të gjithë, posaçërisht ardhmëri mes atyre akterëve që kanë qenë drejtpërdrejt të kyçur në proceset e konfliktit”, shprehet Albert Hani nga Forumi ZFD.
Goran Bozhiçeviq, ekspert nga Kroacia për Ballafaqimin me të kaluaren dhe drejtesi tranzicionale, vlerëson se çdo shtet duhet të ballafaqohet me të kaluarën, pasi e kaluara i bënë barrë të tashmes dhe te ardhmes.
“Maqedonia është një nga të ashtuquajturat shtete ne tranzicion, domethënë kalon nga një sistem një partiak në sistem pluralist dhe demokratik, kishte edhe konfrontime të armatosura, për fat të mire jo si luftërat ne Bosnje e Hercegovine dhe Kroaci, Duhet biseduar për tema për të cilat nuk flitet, duhet dëgjuar ata me të cilët nuk pajtohemi. Përse? Për shkak se duhet shkuar në të ardhmen. Të mos jemi të ngarkuar dhe fëmijët tanë mos e mbajnë barrën e prindërve të tyre. Llojllojshmërinë etnike të Maqedonisë e shoh si një pasuri dhe përparësi, çdo dialog i brendshëm duhet punuar në ballafaqimin me të kaluarën, për mua ky është vetëm një segment. BMK me njerëz qe kanë qene në anë të ndryshme politike si dhe në anë të ndryshme klasore, mundet gjithashtu të flasim edhe anë të ndryshme gjinore, patrijarkale etj”, shprehet eksperti nga Kroacia, Goran Bozhiçeviq.
Edhe gazetarët, shqëria civile, por edhe vete shteti luajnë rol të rëndësisëm në Ballafaqimin me të kaluarën. Ekspertet thone se në rajon vërehen procese ku shtetet marrin përgjegjësi më të madhe me temën Ballafaqimi me të kaluarën, presidentët e shteteve në Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë janë direkt të kycur në përpilimin e këtyre axhendave.
Ky është proces të cilin duhet të gjithë ta kalojm dhe proces që nuk duhet ta shohim vetëm si shqetësim por si harmoni.
MEFAIL ISMAILI
