Botë
Austri: 16 të arrstuar për sulmin terrorist në Vienë
04.11.2020 19:37
16 persona janë arrestuar si të dyshuar për sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë mbrëmjen e së hënës...

Përveç Austri, opercioni është shtrirë edhe në Zvicër prej ku njoftohet për arrestimin e dy personave, të noshës 18 dhe një 24 vjeç.
Edhe Europol ka lëshuar në Ministrinë e Brendshme një kërksë për zbardhjen e lidhjeve mes shtetasve austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut për lidhje me kryerësit e aktit terrorist Kujtim Fejzullau nga Çellopeku i Tetovës, shtetas i Austrisë.
Fejzullau që në vitin 2004 ka heq dorë nga shtetësia e Maqedonisë së Veriut, ndërsa për here të fundit në vendlindjen e prindërve në Çellopek ka qëndruar në vitin 2018.
Pas sulmit terrorist në Vjenë, autoritetet në vend kanë vlerësuar se aktualisht Maqedonia e Veriut nuk rrezikohet nga element ekstremiste.
