Botë
Selimi: Nesër udhëtojë për në Hagë
04.11.2020 20:01
Deputeti kosovar, Rexhep Selimi përmes një postimi ka treguar se Gjykata Speciale...

Deputeti kosovar, Rexhep Selimi përmes një postimi ka treguar se Gjykata Speciale e ka konfirmur edhe aktakuzën ndaj deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi, i cili nëser do të udhëtoj drejtë Hagës.
Këtë e ka konfirmuar vet Selimi nëpërmjet një postimi në facebook, I cili ka shkruar: "Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombas të mi! Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua. Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash. Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka", thekson Selimi.
