Maqedoni
Kovid 19: 1192 të infektuar 22 të vdekur
04.11.2020 20:32
Në 24 orët e fundit përsëri është regjistruar numër rekord I të infektuarve nga kovid 19...

Minsitria e shëndetësisë njoftoi për 1192 të infektuar nga 3211 teste të kryera. Rreth gjysma e të infektuarve janë regjistruar në Shkup, 571 të infektuar.
Poashtu njoftohet edhe për 22 të vdekur dhe 359 të shëruar. Numri i përgjithshëm I të infektuarve ka arritur në 35097, prej të cilëve 22024 janë shëruar, 1071 kanë humbur jetën, ndërsa aktualisht janë 12002 raste aktive.
Në klinikën infektive në Shkup janë pranuar 12 pacient, derisa gjithsejt trajtim spitalor marrin 160 pacient. Në Spitalin Kozle janë hospitalizuar 9 pacint.
Në spitalin 8 SHtatori janë pranuar 8 pacient ndërsa trajtim spitalor po marrin gjithsejt 79 pacient. Në istitutin e tuberkulozit në trajtim spitalor janë 30 pacient me kovid 19.
Në Manastir janë hospitalizuar 70 pacient, në Shtip 52, ndërsa në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanov, Prilep, Gostivar, Strugë, Strumic, Koçan, Gjevgjeli, Koçan dhe Kavadar janë të hospitalizuar 421 rast pozitiv.
