Maqedoni
Parashikimi i motit
05.11.2020 09:01
Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut....

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut. Në orët e pasdites reshjet do të ndalen, ndërsa vranësirat do të ulen ndjeshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12 gradë, ndërsa e ditës prej 13 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshjet të dobëta të shiut, pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të ngjitet deri në 17 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil. Temperaturat do të arrijnë deri në 20 gradë celcius.
