2646 infektime të reja, Greqia karantinë të përgjithëshme 3 javore
Qeveria greke duket se do të shpallë lockdown të përgjithshëm....
Greqia do të hyjë në një izolim kombëtar 3-javor, duke nisur nga e shtuna, pasi vendi regjistroi pothuajse 10,000 raste të reja me koronavirus në vetëm pesë ditë, njoftoi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Ai tha se rritja eksponenciale e rasteve të koronavirusit dhe rritja e shtrimeve në spital e bënë të domosdoshme këtë masë drastike.
Sot është shënuar përsëri rekord rastesh dhe vdekjesh në Greqi nga Covid 19. Sipas organeve greke të Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2646 të prekur, prej tyre 823 në Selanik që ndodhet në ditën e dytë të karantinës bashkë me Serresin dhe 588 në Athinë.
Numri i përgjitshëm i rasteve prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 46892, ndërsa numri i viktimave në 673, prej tyre vetëm sot 18. Mosha mesatare e viktimave është 79 vjeç dhe 96.4% kanë pasur historik të rënduar shëndetësor. Gjithashtu edhe numri i personave në terapi intensive ka shkuar në 179.
Rritje të konsiderueshme të rasteve ka pasur në Larisa 111, në Drame 85, në Rodhopi,83, në Serres 72, në Evro 61, në Kavala 57, në Ksanthi 55, në Pella 54, në Kilkiz 51, në Imathia 44.
